Arbëri

Shumica e suficitit në bujqësi ridestinohet për Zyrën e kryetarit të Lipjanit

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, nëpërmjet një mbledhjeje të jashtëzakonshme ka propozuar para këshilltarëve të KK-së, të premten, një propozimvendim për ridestinim dhe transferim të mjeteve buxhetore në vlerë prej 159 mijë e 343 eurosh për vitin 2019.

Në kuadër të suficitit, buxheti nga sektori i bujqësisë në vlerë prej 19 mijë eurosh është propozuar të bartet për disa projekte të reja, kurse prej tyre 10 mijë euro janë propozuar të barten drejtpërdrejt te Zyra e kryetarit për subvencione dhe transfere.

Kjo ka nxitur reagimet e opozitës me arsyetim se nevojat e fermerëve për zhvillimin e bujqësisë janë mjaftë të mëdha, ndërkohë Komuna nuk ka dështuar t’i shpenzojë ato.

Ky propozimvendim i kryetarit të Komunës është miratuar me shumicë të votave, megjithëse kuvendarët kanë dhënë një varg vërejtjesh dhe sugjerime. (Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")