Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shumë studentë të kolegjeve private nuk mund t’i vërtetojnë diplomat

Egzona Totaj kishte përfunduar studimet në Kolegjin UBT në vitin 2014-2015.

Për studimet master në Arkitekturë, ajo është pranuar në një nga Universitetet e Lituanisë, raporton KTV.

Tre shtatori është afati i fundit për t’i dërguar dokumentet atje, por si pasojë e mosprotokollimit të librave amëz të UBT-së nga MASHT-i, ajo rrezikon që ta humbë këtë mundësi.

Me problemin e vërtetësisë së diplomës po ballafaqohet edhe Lindrit Berisha.

Më herët për këtë shkak ata kishin humbur mundësinë për të studiuar në Universitetin e Luksemburgut.

Njohësit e arsimit në vend këtë e shohin si neglizhencë dhe keqpërdorim të Ministrisë së Arsimit, por edhe të institucioneve të larta arsimore.

Edhe Shumë studentë të kolegjeve private nuk mund t’i vërtetojnë diplomat Video Shumë studentë të kolegjeve private nuk mund t’i vërtetojnë diplomat

Ministria e Arsimit nuk i kishte protokolluar librat amëz me të dhënat e studentëve të gjeneratës 2014-2015 të Kolegjit UBT.

Zyrtarë të këtij institucioni nuk kanë kthyer përgjigje se çfarë zgjidhje do të ofrojnë për këtë rast.

Por, edhe zyrtarë të UBT-së kanë thënë se deri të hënën janë në pushime dhe vetëm atëherë mund të deklarohen rreth kësaj çështjeje.