Shumë shpejt pritet të rinisin gërmimet në Kizhevak të rajonit të Rashkës në Serbi, lokacion në të cilin u ndërprenë gërmimet në qershor të vitit 2017.
Në këtë lokacion dyshohet për varrimin e trupave të rreth 15 personave të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kizhevaku është lokacioni i fundit që është gërmuar në Serbi. Pala serbe i kishte ndërprerë gërmimet pas rreth 140 ditë pune. Që nga viti 2015 kur aty nisen punimet, Serbia i ndërpreu gërmimet së paku 4 herë me arsyetime si mungesë të fondeve dhe kushte të papërshtatshme klimatike.
Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur në luftën e fundit, Ibrahim Makolli, i ka thënë gazetës se rifillimi i gërmimeve në Kizhevak i është konfirmuar javë më parë në një takim që e ka pasur me delegacionin serb për të zhdukurit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Mbyllen gërmimet në Kizhevak, bëhet thirrje për hapjen e arkivave ushtarake në Beograd
-
Vazhdojnë gërmimet në varrezën masive në Kizhevak për mbetjet mortore të viktimave të luftës në Kosovë
-
Rifillojnë gërmimet për mbetjet mortore të viktimave të luftës në Kizhevak
-
Të mërkurën rifillojnë gërmimet në Kizhevak
-
Gërmimet në Kizhevak vazhdojnë së shpejti, të enjten takimi me ekspertët serbë