Mungesa e ashensorit, ujit të ngrohtë dhe ushqimit joadekuat janë vetëm disa nga problemet, më të cilat përballën të moshuarit, banorë të Shtëpisë së Pleqve në Prishtinë raporton KTV.
Ministria e Punës nuk i është përgjigjur interesimit të KTV-së për një intervistë rreth këtyre problemeve. Shtëpiaku thotë se nuk mund të investojnë në një objekt që do të shkatërrohet.
Shumë nga ta as që njiheshin më parë, por jeta ua kryqëzoi rrugët.
62 të moshuar zbardhin ditët në këto objekte në qytetin e Prishtinës, në institucionin që njihet si Shtëpia e Pleqve.
Historitë e tyre janë nga më të ndryshmet, por shumica përfunduan aty pasi fati deshi që të mos kenë fëmijë.
Edhe
Rrëfimi i të moshuarit që për 3 vjet rri i ngujuar në një dhomë në Shtëpinë e të Moshuarve
Garip Sylejmani ka muaj që qëndron në këtë dhomë.
Ai e ka të pamundur të zbresë në oborr, pasi dhoma e tij ndodhet në katin e dytë e ashensori nuk punon tash e tre muaj.
Por jo vetëm ky është problem në “shtëpinë e tyre”, ku përveç dashurisë së familjes, të moshuarve u mungojnë edhe shumë gjëra.
Thonë se nuk kanë ujë të ngrohtë, banjat janë thuajse të shkatërruara dhe ushqimi nuk është i mirë.
Se këto probleme janë faktike e dëshmon edhe arroganca e shtëpiakut, i cili insiston se banjat janë në rregull dhe ujin e ngrohtë e kanë 3 herë në javë, e që sipas tij për të moshuarit është i mjaftueshëm.
Në Lakrishte, banorët mbesin pa ashensor pasi u shkëputet rryma për mospagesë e mosmirëmbajtje
Ai thotë se nuk kanë pse të investojnë, pasi këto objekte pas pak kohësh do të shkatërrohen, për t’u ndërtuar objektet e reja.
Kohavisioni ka provuar të marrë një qëndrim nga Departamenti për Çështje Sociale në Ministrinë e Punës, që është përgjegjëse për këtë shtëpi, por drejtori i saj, Muhamet Gjocaj, ka thënë se nuk ka çka të flasë, pasi zyrtari i vetëm që di për këtë problem ndodhet në pushim mjekësor.