“... Hej, shkova unë deri te Shuki (Shukri Buja v.j.) me u zatet me to. Tha hajde, ish kon tu pi kafe te ai far mali i tij, edhe shkova i thashë ma kurr qeta m... mos mi ço. Ju thash unë nuk e kam nis krye në veti kit farë pune. M`tha kjo punë është e kryne po ju kryni punët e juve. Po shkoj pak po e pimë ka ni kafe e po e hamë ka një mëngjes me to se qashtu ka qef ai, e di unë”, i kishte shkruar Fahri Retkoceri djalit të tij, Artanit, më 12 korrik të vitit 2011, në ditën kur inspektorët e Komunës së Lipjanit kishin shkuar për të inspektuar ndërtimin e kompleksit banesor tek ish-Fabrika e Letrës, për të cilin nuk kishte leje ndërtimi, shkruan sot Koha Ditore.
Retkoceri është mik i ish-kryetarit të Lipjanit, njëherësh deputetit të PDK-së, Shukri Buja. “Babush, loçkë e zemër” janë epitetet me të cilat Retkoceri i është drejtuar Bujës, derisa ka komunikuar me të përmes telefonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dytë, së bashku edhe me pesë ish-zyrtarë të Komunës së Lipjanit janë akuzuar para disa ditësh nga Prokuroria Speciale e Kosovës për marrje e dhënie ryshfeti, si dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Mënyra se si ishte korruptuar Buja dhe ish-zyrtarët e komunës: Fahri Retkoceri, Hasim Viseshella, Edmond Rexhepi, Bajram Rizani, Driton Avdiu dhe Burim Kodra dëshmohet përmes disa bisedave telefonike, të cilat janë përfshirë në aktakuzën që e ka siguruar “Koha Ditore”.
(vazhdimin e parë të shkrimit lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.