Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit shuhet përfundimisht, pasi Kuvendi i Maqedonisë Veriore miratoi dy ligjet të cilat formojnë Ministrinë për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.
Me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i dha dritë jeshile formimit të Ministrisë së re, raporton Alsat M.
Ndonëse pritej të votonte edhe deputeti Amdi Bajram, ky i fundit u pa në sallë pasi filloi votimi.
Ndryshe, gjatë seancës, Kuvendi nuk kishte kuorum dhe për këtë arsye, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi shtyu votimin për në fund të seancës.
Artikuj të ngjashëm
-
Ahmeti: Mu vendos në tavolinë ndarja e Maqedonisë, por nuk ishte zgjidhje e mirë
-
Miratohet riorganizimi i ministrive në Maqedoni të Veriut
-
Shkarkohen dy ministra shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
-
22 vjet nga Marrëveshja e Ohrit
-
Kamberi: Ndërkombëtarët kanë dyshime se palët s’kanë vullnet ta zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit