Presidenti i Republikës Ilir Meta, së bashku me kreun e PD Lulzim Basha dhe me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj kanë marrë pjesë në shugurimin e imzot Arjan Dodajt.
Meta shprehet se në këtë ditë të shugurimit ipeshkvor të Imzot Arjan Dodaj si Ipeshkëv Ndihmës i Tiranë-Durrësit, lutet për një Shqipëri më të drejtë, më të denjë, humane, të dhembshur dhe më vëllazërore!
I nderuar të merrja pjesë sot në meshën dhe ceremoninë e rëndësishme fetare të shugurimit ipeshkvor të Imzot Arjan Dodaj si Ipeshkëv Ndihmës i Tiranë-Durrësit
Me urimet e ngrohta për suksese në misionin e Tij hyjnor, të përhapjes së porosive të Zotit dhe mësimeve të shenjta, u bashkohem lutjeve të besimtarëve për një Shqipëri më të drejtë, më të denjë, humane, të dhembshur dhe më vëllazërore!
Vlerësoj mesazhin e mençur të Arqipeshkëvit Metropolit Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo se: “Të gjithë duhet të mendojmë për të mirën e përbashkët, që ka përparësi mbi të mirën e partisë”.
Politika të marrë shembull dhe të verë në jetë porositë e udhëheqësve tanë të ndritur fetarë!/BW
-
Presidenti i Izraelit: Lidhja me Shqipërinë po thellohet
-
Dodë Gjergji: Dashtë Zoti mos të ketë më luftëra dhe vdekje të panevojshme
-
“Rroftë Shqipëria”, Macroni flet shqip në Tiranë
-
Macron ia dorëzon shkrimtarit Ismail Kadare dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”
-
Meta: Nder dhe privilegj të shërbeja këta pesë vjet si president