Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ngritur nga Policia e Kosovës, ndaj avokatit Ismet Shufta dhe personit tjetër Hilmi Kastrati, të cilët në korrik të këtij viti patën bërë një shpallje publike, ku kanë ftuar pensionistët që të aplikojnë për t’i marrë pensionet nga Serbia.
Në aktvendimin e Prokurorisë, të datës 31 tetor, vlerësohet se në veprimet e dy të dyshuarve nuk përmbushen asnjëri nga elementet e veprës penale mashtrim, për të cilën është paraqitur kallëzimi penal. Shufta e Kastrati kanë paralajmëruar se pas këtij vendimi të Prokurorisë do të vazhdojnë me mbledhjen e aplikacioneve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ata pretendojnë që pensionet mund të nxirren duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), i njohur si rasti Grudiç, i cili obligonte Serbinë që të paguante pensionet e ndalura në vitin 1999 për të gjithë pensionistët. Sipas tyre, megjithëse Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës, që është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të aktgjykimeve të Gjykatës së Strasburgut, e konsideron si të mbyllur këtë rast, ai mund të rihapet.
Ata kanë thënë se do t’i pranojnë kërkesat individuale të pensionistëve nga fundi i këtij muaji deri në fund të muajit dhjetor, dhe pastaj në mënyrë kolektive do t’i dorëzojnë në organet e Serbisë. Nëse atje nuk merren parasysh, ata kanë thënë se do t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut, Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, si dhe Parlamentit Evropian.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Shufta thotë se nëse Serbia nuk përgjigjet për pensione, do t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut
-
Ende pa epilog rasti i dy personave që ftuan pensionistët të aplikojnë për pensionet nga Serbia
-
Kosova e humbi mundësinë për ta kthyer Fondin Pensional nga Serbia
-
Dy miliardë euro kontribute pensionale humbin për shkak të papërgjegjësisë së institucioneve të Kosovës
-
Mashtrimet me pensionet - disa qytetarë paguan nga 50 euro aplikimin për pensione nga Serbia