Në rrugën “Dardania” të Fushë Kosovës, mbi shkallët e hyrjes së 5-të të bllokut Apollonia, po bëhen 24 orë prej kur u rrëzua shtylla elektrike mbi shkallët e hyrjes.
Ndonëse Policia e Kosovës dhe KEDS janë lajmëruar menjëherë dje pas rrëzimit të shtyllës, banoret mbeten ende në pritje të largimit të shtyllës, raporton ksp.
Banorët e kësaj lagje janë jashtëzakonisht të shqetësuar nga kjo papërgjegjësi e organeve kompetente të sigurisë së qytetarëve dhe të shtyllave elektrike.
“Rreziku që i kanoset banorëve është tejet i lartë, dhe ndoshta vërtetë në Kosovë duhet të ndodhin tragjedi e vdekje për t’i vënë organet kompetente në lëvizje dhe në shërbim të qytetarëve”, thotë Taulant Veseli, qytetar.
Banorët kanë kërkuar nga Policia dhe KEDS që të dalin dhe ta sigurojnë hapësirën nga rreziku i shtyllës elektrike.
{gallery}
-
Shtylla elektrike rrezikon nxënësit e shkollës “Pavarësia” në Prishtinë
-
Të shtëna armësh në Fushë-Kosovë, një person i lënduar
-
Kabllot “për toke” në lagjen “Aktash” rrezikojnë qytetarët
-
Rreth 60 familje në Brod të Shtërpcës të rrezikuar nga shtyllat elektrike
-
Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë thonë se po rrezikohen nga shtyllat elektrike