Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shiut, procesi i dezinsektimit në këtë komunë shtyhet për një ditë.
Kësisoj, orari i ri i dezinsektimit është çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:
28.05: Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton.
29.05: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica.
30.05: Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Prishtina e Re (Vetërnik), Zona Industriale, Lagjja Nici dhe Kazerma Adem Jashari.
31.05: Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria.
01.06: Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi.
02.06: Hajvali, Mramor , Barilevë, Bërnicë, Besi, Bardhosh.