Është shtyrë interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj e thirrur nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të shtetit.
Kjo pasi kreu i ekzekutivit ka njoftuar Kuvendin se për këtë pikë ia ka deleguar kompetencat që të përgjigjet Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Mirëpo, deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli, në emër të grupit parlamentar tha se nuk e mbajnë këtë interpelancë pa qenë kryeministri i pranishëm, meqë atë e kanë ftuar në interpelancë, e jo ministrin e Drejtësisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Në pauzë, konsultimi për institucionet
-
Hamza e Abdixhiku të gatshëm për t’u takuar me Kurtin, Gjini refuzon
-
Tahiri: Le të këtë garë për president mes Haradinajt nga opozita dhe një kandidati të VV-së
-
Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
-
Haradinaj për emërimet e Kurtit: Ligjërisht të lejuara, por të panevojshme dhe të pahijshme