Seanca fillestare ndaj 35 policëve të rajonit të Mitrovicës që dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare është shtyrë, pasi gjykata pritet të vendos për ndarjen e seancës në dy pjesë.
Gjyqtari Avni Mehmeti ka kërkuar që rasti për policët e trafikut nga veriu i Mitrovicës të jetë i ndarë me ata të jugut, raporton KTV.
Ai ka thënë se policët e veriut nuk i lidh asgjë me ata të jugut përveç një akuze dhe profesioni.
Një trup gjykues do të gjykojë dy raste të ndara për policët e dyshuar për keqpërdorim të detyrës. Me këtë propozim është pajtuar prokurorja Zejnie Kelaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Krejt çka ndodhi në seancën e sotme ndaj 35 policëve shqiptarë e serbë në Mitrovicë
-
Nis seanca ndaj 35 policëve të dyshuar për keqpërdorim të detyrës
-
Serbët “pishmanë” s’mund të rikthehen në Polici
-
IKP-ja rekomandon suspendimin e tre policëve, dyshohen për keqpërdorim të detyrës
-
Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për keqtrajtimin e një personi në veri