Komisioni për Zhvillim Ekonomik e ka shtyrë shqyrtimin e emërimit të anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për një mbledhje tjetër, raporton “Koha Ditore”.
Kjo pasi anëtarë të Komisionit kanë marrë një e-mail nga ana e Ambasadës së Britanisë për mospërfshirje si partner vëzhgues në përzgjedhjen e këtyre anëtarëve.
Deputetja Hykmete Bajrami ka thënë se nëse shqyrtohet kjo pikë pa një sqarim nga ana e Qeverisë do ta lëshojnë sallën.
Ndërsa deputeti Muharrem Nita ka kërkuar që kjo të shtyhet dhe t’i kërkohet Qeverisë sqarim nëse AKP është në listën e institucioneve në memorandum të nënshkruar mes Qeverisë dhe Ambasadës së Britanisë.
Megjithatë në listën që e posedon gazeta figuron edhe përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të AKP-së.
-
Procedohen në Kuvend propozimet për bordin e ri të AKP-së
-
Britanikët përjashtohen sërish nga përzgjedhja e kryesuesit dhe anëtarit të Bordit të AKP-së
-
Kuvendi emëron anëtarët e Bordit të AKP-së
-
Qeveria i përjashton britanikët nga përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të “Trepçës” dhe AKP-së
-
Auditori gjen se Bordi i AKP-së veproi jashtë kornizës ligjore