Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtohen rastet e pickimit nga insektet

Ditët e fundit në Kosovë është shtuar numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë në qendrat mjekësore pas pickimit nga insektet, sipas drejtorit të Klinikës Emergjente në ShSKUK, Basri Lenjani.

“Pickimi nga insektet shtohet në muajt e verës. Statistikat tregojnë se nga pickimet nuk është treguar ndonjë rast me fatalitet”, tha ai për RTK-në.

Lenjani po ashtu ka thënë se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm edhe me largimin e insekteve nga trupi pasi “ajo duhet të bëhet nga profesionistët apo përmes pincetës”.

Sipas tij, vendi i thumbuar duhet të pastrohet nga uji i ftohtë, nga amoniaku etj.