Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtohen rastet e keqtrajtimit seksual e fizik të të miturve

Viti/Kamenicë, 26 mars - Është rritur numri i rasteve të keqtrajtimit seksual dhe fizik të të miturve në Komunën e Kamenicës. Qendra për Punë Sociale në këtë komunë ka evidencuar 6 raste të keqtrajtimit të fëmijëve, të cilat kanë ndodhur në vitin 2018.

Prej tyre 3 raste kanë të bëjnë me keqtrajtimin seksual të fëmijëve, 2 me keqtrajtimin fizik të fëmijëve dhe 1 rast ka të bëjë me neglizhim të fëmijës. Viktimat i takojnë gjinisë femërore. Kurse në komunën e Vitisë keqtrajtimi i fëmijëve është në aspektin fizik, i cili ndodh brenda dhe jashtë rrethit familjar, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë komunë janë evidencuar 12 raste të keqtrajtimit fizik të fëmijëve. Kurse QPS-ja në komunën e Novobërdës kanë deklaruar se ata nuk kanë të evidencuar ndonjë rast që ka të bëjë me keqtrajtim fizik të fëmijëve. QPS-ja në Viti dhe Kamenicë deklarojnë se për parandalimin e këtij fenomeni, i cili është në rritje duhet të ketë një angazhim dhe reagim më të madh të shoqërisë. Zyrtarja për shërbime sociale në Komunën e Kamenicës, Kimete Kryeziu, deklaron se shqetësuese mbeten keqtrajtimet seksuale të fëmijëve. Ajo thotë se ka raste të evidencuara kur fëmijët po shantazhohen përmes internetit.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Artikuj të ngjashëm