Sherif Fejzullahu, kryetar i Këshillit për mbrojtje të konsumatorit në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, në një konferencë për media, ka thënë se janë shtuar ankesat e konsumatorëve për rreth 50 për qind.
Ai ka thënë se vendimi për taksë prej 10 për qind për mallrat nga Serbia do të ndikojë në rritjen e çmimeve të produkteve, raporton KP.
Fejzullahu duke folur për taksën ndaj produkteve të Serbisë, ka kërkuar që të bëhet një zgjidhje edhe për interkonjeksionin Kosovë-Shqipëri, pasi sipas tij, Serbia po e pengon Kosovën që të shfrytëzohet ky projekt energjetik.
Ai shtoi se institucionet e Kosovës nuk duhet ta heshtin këtë bllokadë që po e bën Serbia.
Artikuj të ngjashëm
-
Produkteve nga Serbia, 10 për qind taksë më shumë si përgjigje për fushatën kundër Kosovës
-
Për çfarë dhe te kush ankohen më së shumti konsumatorët
-
Është rritur numri i ankesave të konsumatorëve në Kosovë, janë trajtuar vetëm gjysma e tyre
-
Taksa për produktet serbe dhe boshnjake varfëroi shportën e konsumatorëve
-
Krasniqi thotë se pas taksës ndaj Serbisë është rritur importi nga vendet tjera