Komuna e Shtimes edhe një herë ka kërkuar nga qytetarët për t’i ndërprerë vizitat familjare pasi që është burimi kryesor për bartjen e virusit Covid-19.
Ndërkohë në fund të javës në fshatin Pjetërshticë të Shtimes kanë rezultuar 9 persona të infektuar me Covid-19.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoha ka mësuar se të gjithë këta persona janë infektuar nga një i afërm i tyre nga Lipjani i cili ka punuar në kampin “Bondsteel”.
Ndërkaq, njëri nga personat e infektuar nga fshati Pjetërshticë deri në fund të javës ka punuar në një fabrikë për prodhimin e produkteve të qumështit, madje ka furnizuar disa markete ushqimore ne nivel te vendit.
Në anën tjetër në komunikatën e shtabit emergjent në komunën e Shtimes midis të tjerash thuhet se qytetarët duhet urgjentisht t’i ndërprenë vizitat familjare.
“Apelohen të gjithë banorët e komunës së Shtimes për ndërprerjen e vizitave familjare pasi që këto po dalin të jenë edhe burimi kryesor në bartjen e infeksionit COVID-19. Qytetarë të nderuar, keni kujdes është thirrje serioze dhe urgjente, ndërprisni vizitat, qëndroni në shtëpi, mbani distancën dhe mbani pastërtinë personale”, thuhet në komunikatën e shtabit emergjent në komunën e Shtimes.