Përveç mandatarit për qeverinë e re, që e pranoi si fakt ikjen e qytetarëve nga Kosova, edhe ish ministri i jashtëm Enver Hoxhaj tha se shteti tash e 5 javë është në dijeni se po përgatitet një ikje e tillë.
Por shteti nuk ka arritur të bëjë asgjë për të kapur trafikantët që në vitin 2014 ndihmuan mbi 100 mijë shqiptarë të largohen nga Kosova, raporton KTV.
Eksperti i sigurisë Burim Ramadani ka thënë është detyrë urgjente e qeverisë së re që të ndalë ikjen e qytetarëve.
Policia e Kosovës, pas valës së migrimit në vitet 2014-2015, kishte filluar hetimet për organizata kriminale, të cilat kanë kontribuar në largimin e qytetarëve nga Kosova.
Mirëpo, KTV-ja nuk ka arritur gjatë ditës të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës, lidhur me këtë çështje.
"Shteti tash 5 javë e dinte se po planifikohej... by kohanet
- Parashikime të fryra
- Përherë në ikje
-
Hoxhaj: Qeveria s’tregoi se ka prioritet njohjet e reja, dështoi t’i ruante njohjet e siguruara
-
Tahiri: Vetëm në 4 muajt e fundit, 11% e popullsisë kanë kërkuar largimin nga Kosova
-
Hoxhaj: Serbia ka përgatitur ofensivë për tërheqjen e njohjeve, Kosova pa ambasadorë në 20 vende