Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se shteti i Kosovës do të mbështesë 16 studentë të rinj që të studiojnë në top 50 universitetet më të mira të botës.
Në një postim në Facebook, Nagavci ka publikuar listën e 16 studentëve që do të mbështeten nga shteti. Ka thënë se në thirrjen e ministrisë për mbështetje kanë aplikuar 531 të rinj, duke shtuar se të gjithë meritojnë mbështetjen e shtetit “por duke qenë se kjo është hera e parë që kemi hapur një thirrje të tillë, arritëm të mbështesim vetëm këta 16 kandidatë”.
Lista e studentëve përfitues:
1. Anisë Murseli- Universiteti Yale- Matematikë dhe Etikë/Politikë dhe Ekonomi- BA
2. Arian Musliu - Universiteti Ludwig Maximilian- Shkencat e të Mësuarit- PhD
3. Besfort Shala - Universiteti i Oxfordit- Matematikë- MA
4. Blerim Jashari - Universiteti i Harvardit- Dizajn i të mësuarit, Inovacion dhe Teknologji- MA
5. Diellza Ahmeti - Universiteti Teknik Munich (TUM)- Matematikë Financiare dhe Shkenca Aktuariale- MA
6. Drin Krasniqi - Universiteti i Harvardit- Ekonomi dhe Shkenca Kompjuterike- BA
7. Era Syla - Universiteti i Massachusetts Institute of Technology (MIT)- Matematikë- BA
8. Erblin Ribari - Universiteti i Harvardit- Administratë Publike- MA
9. Ferkije Pervetica - Universiteti Ludwig Maximilian- Shkencat e të Mësuarit- MA
10. Gjiltinë Isufi - Universiteti KU Leuven- Arkitekturë- MA
11. Iliriana Blakaj - Universiteti i Oxfordit- Filozofi në Antropologji- PhD
12. Jon Syla - Universiteti i Harvardit- Fizikë dhe Neuroshkencë- BA
13. Melisa Ramadani - Universiteti i Londrës/ Universiteti i Londrës Shkolla Ekonomike- Shkenca e të dhënave dhe Analizat e Biznesit- BA
14. Ron Zulfiu - London School of Economics (LSE)- Kontabilitet dhe Financa- MA
15. Shend Zhjeqi - Universiteti i Kalifornisë UCLA- Matematikë- BA
16. Vjosa Blakaj - Universiteti Teknik Munich (TUM)- Matematikë- PhD