Shtetet e QUINT-it kanë kërkuar nisjen e veprimeve të shpejta për konstituimin e institucioneve, shkruan sot Koha Ditore.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka thënë se një gjë e tillë duhet të bëhet me mirëbesim, në mënyrë që udhëheqësit e zgjedhur të fillojnë punën rreth çështjeve të rëndësishme me të cilat përballet Kosova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë përgjigjen dërguar gazetës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka kujtuar verdiktin e popullit më 11 qershor.
“Votuesit e Kosovës e kanë thënë fjalën e tyre. Procesi i formimit të Qeverisë së re duhet të fillojë shpejt dhe me mirëbesim, ashtu që udhëheqësit e sapozgjedhur të mundë të fillojnë punën rreth çështjeve të rëndësishme me të cilat ballafaqohet Kosova”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.