Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtëpitë për komunitetin RAE në Lipjan, peng i memorandumit

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale gjatë këtij viti ka nisur nënshkrimin e disa memorandumeve për bashkëfinancim me komuna të Kosovës për ndërtim shtëpish për komunitetin RAE. Mirëpo, një fat të tillë nuk e ka pasur edhe Komuna e Lipjanit megjithëse është e gatshme financiarisht të participojë në këtë plan, ndërkohë që disa herë ka kërkuar zyrtarisht nga kjo ministri ta lidhin një marrëveshje të tillë, ngase dhjetëra familje po presin ndërtimin e shtëpive.

Shkaku i mosnënshkrimit të një memorandumi midis këtyre dy institucioneve, të enjten, dhjetëra banorë të fshatit Gadime kanë qëndruar disa orë në objektin e Komunës për të kërkuar llogaridhënie, shkruan sot Koha Ditore.

Nga ana tjetër, Komuna e Lipjanit më 24 maj të këtij viti ia ka dërguar kërkesën e fundit zyrtare Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për nënshkrimin e një memorandumi derisa dhjetëra familje të komunitetit RAE kanë nevojë për strehim.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm