Është shënuar rënie drastike e numrit të vizitave mjekësore shtëpiake për nëna e fëmijë në Komunën e Gjilanit. Për më shumë se shtatë herë më pak vizita mjekësore nëpër shtëpi janë realizuar, në krahasim me planifikimin për vitin 2018 në Komunën e Gjilanit.
55 punëtorë shëndetësorë të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan (QKMF) të cilët ishin të angazhuar në këtë program, brenda vitit 2018 do të duhej të realizonin 6 mijë e 722 vizita shtëpiake, mirëpo ata kishin realizuar vetëm 857 vizita. Ishte paraparë që të vizitoheshin 3 mijë e 270 fëmijë të moshës 0 deri në 3 vjeç, mirëpo ishin vizituar vetëm 605 fëmijë. Nga vizitat që ishin realizuar, numri i fëmijëve të cilët ishin referuar tek specialist ishte 45.
Programi për nëna dhe fëmijë është program i Ministrisë së Shëndetësisë, kurse përkrahet edhe nga organizata UNICEF. Mirëpo drejtori i QKMF-së në Gjilan, Fejzulla Berisha, deklaron se arsyeja për rënien drastike të numrit të vizitave mjekësore ka të bëjë me mungesën e stafit dhe mungesën e transportit. Ai thotë se për momentin nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të implementuar siç duhet programin për vizita shtëpiake.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Bie numri i vizitave mjekësore shtëpiake për nëna e fëmijë në Gjilan
-
Komunat kërkojnë buxhetim të programit për vizitat shëndetësore të cilat realizohen në shtëpi
-
Gratë që kryen lindje në privat ankohen për mosvizitim të fëmijëve të tyre në shtëpi
-
QMF-të në Prishtinë ofruan mbi 3 milionë shërbime shëndetësore, sfidë numri i vogël i personelit dhe barnat
-
Për një vit në Spitalin e Gjilanit u realizuan gati 62 mijë vizita mjekësore