Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtatë tërmete të vogla mbrëmë në Ohër

Lëkundjet e tokës në Ohër assesi nuk po ndalen. Natën e kaluar një numër i madh i qytetarëve e kaluan përsëri në qiell të hapur ndërkohë që u regjistruan plot 7 tërmete të vogla.

Lëkundja më e fuqishme ishte pak minuta pas mesnate me intensitet 4.2 shkallë sipas Rihterit në thellësi prej 2 km.

Nga 18 qershori në rajonin e Ohrit dhe Resnjes janë regjistruar mbi 1000 tërmete.