Ish-ministri i Integrimeve Evropiane dhe profesori Blerim Reka ka postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook shtatë parime për dialogun Kosovë-Serbi, pjesë e librit të tij, “Balkans Geopolitics: Between Cold War and Hot Peace”.
Ai ka thënë se që nga publikimi i librit, sot pas dy vjetësh ka ndryshuar shumëçka, por sipas tij, nuk ka humbur aktualiteti i parimeve të cilat ai i kishte përmendur.
Parimi i parë, sipas Rekës janë “negociatat ndërshtetërore”. Ai ka thënë se dialogu mund të vazhdojë vetëm si proces negociator midis dy shteteve, të cilat mund të mos njohin njëra-tjetrën gjatë dialogut, por duhet ta bëjnë këtë në fund të tij me njohjen reciproke ndërshtetërore.
Reka thënë se mosnjohja e pesë shteteve anëtare të BE-së, nuk duhet të jetë prejudikuese e as të dëmtojë substancën e dialogut, pasi sipas tij, BE-ja është organizatë multilaterale, që nuk duhet ta dëmtojë dialogun me veto unilaterale.
Parimi i dytë të cilin e ka renditur Reka është “normalizimi dhe jo statusi”, pasi ka thënë se dialogu për normalizim nuk guxon të shndërrohet në dialog statusor.
Edhe Limitet e ndërmjetësimit të BE-së dhe udhëkryqi në të cilin gjendet dialogu Kosovë-Serbi“Aq më pak, që nga negociata midis dy shteteve, të përfundojë (si dialogu i gjertanishëm i Brukselit) në negociata për statusin e njërit shtet. Statusi, integriteti territorial dhe sovraniteti unitar shtetëror i Kosovës, janë të pa-negociueshëm”, ka shkruar ai.
Ndërkaq në parimin i cili flet për “simetrinë”, ai ka thënë se dialogu i gjertanishëm ishte ndërmjetësuar në mënyrë asimetrike, duke trajtuar palët negociuese në mënyrë të pabarabartë, njërën si shtet, e tjetrën me “status të pa-paragjykuar”, njërën me emrin e plotë, e tjetrën me “fusnotë”.
Sipas tij, dialogu nuk mund të vazhdojë si negociata asimerike, aq më pak si deri më tash, të ndërmjetësohet vetëm nga BE-ja, përmes neutralitetit asimetrik.
“4. NEUTRALITETI MEDIATOR. BE-ja gjatë dialogut të Brukselit, ndonëse deklarohej si mediator neutral ndaj palëve negociuese, me qëndrimin neutral ndaj statusit të Kosovës, u bë jo-neutral. Nuk mund të jesh mediator neutral, nëse që në start je neutral ndaj statusit të njërës palë negociuese. Fusnota e BE-së: “edhe në Rez.1244/99 edhe mendimi i GJND-së”, është kundërthënëse, sepse ky i dyti njeh realitetin e ri pas 2008, ndërkaq e para - ende virtualitetin inekzistent të vitit 1999! BE-ja duhet ta aplikojë maksimën themelore juridike, se ligji i mëvonshëm derogon të mëparshmin. Rrjedhimisht, mendimi i gjykatës së OKB-së së 2010, derogon Rezolutën e KS të OKB-së 1999. 5. SHQYRTIMI I MARRËVESHJEVE. Negociatat nuk kanë kuptim, nëse ato që nënshkruhen nuk jetësohen. Palët negociuese duhet të shqyrtojnë marrëveshjet e nënshkruara, për të nënshkruar marrëveshje të reja”, shpjegon Reka.
Edhe Çfarë kuptimi ka më dialogu në Bruksel?Reka ka renditur edhe parimin mbi “reciprocitetin”. Ai ka thënë se parimi kyç i këtyre negociatave duhet të jetë reciprociteti bilateral ndërshtetëror, si normë themelore e së drejtës ndërkombëtare. Pra, sipas tij, çdo veprim i njërës palë negociatore, do të përcillet me veprim pasues të palës tjetër. Pas vendosjes së reciprocitetit, e për ta debllokuar vazhdimin e negociatave, Reka ka thënë se Republika e Kosovës, mund ta ç ‘fuqizojë taksën tregtare, kurse Serbia ta ç ‘fuqizojë bllokadën diplomatike kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Në parimin e fundit për marrëveshjen finale, ai ka thënë se tërë ky proces negociator, duhet të përfundojë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, përmes njohjes reciproke në kufijtë e tyre ekzistues dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.