Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtatë orë pritje në Merdar

merdar

Ilustrim

Qytetarët janë duke pritur deri në 7 orë për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar.

Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, të përditësuar mëngjesin e sotëm, kolona e veturave që janë duke pritur të dalin nga Kosova në Merdar është 4500 metra.

Mbi 2 orë janë duke pritur qytetarët që po dalin nga Kosova nëpërmjet pikave Dheu i Bardhë dhe Mutivodë.

Edhe në Jarinjë qytetarët janë duke pritur mbi 2 orë për të dalë nga kjo pikë kufitare.

Në pikat e tjera ka pritje 3 deri në 5 minuta në hyrje dhe në dalje.

Image