Numri i qytetarëve të regjistruar si votues jashtë Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit është vlerësuar të ketë qenë numër rekord në krahasim me votuesit e regjistruar në zgjedhjet e kaluara. Mbi 100 mijë njerëz janë regjistruar si votues nga jashtë, megjithatë nga ta vetëm 55 për qind e tyre kanë arritur të dërgojnë pakon e tyre me fletëvotime si të aprovuara, thotë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ndërkaq që janë refuzuar 22,591 zarfe me fletëvotime nga jashtë Kosovës. Elezi sqaron shtatë arsyet e refuzimit të tyre.
“Disa kanë të bëjnë me faktin, ta zëmë nga ky numër i zarfeve të refuzuara 9199 janë refuzuar sepse janë dorëzuar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës. Në 6665 raste, pakot janë dërguar nga persona që gjatë periudhës së aplikimit për t'u regjistruar si votues jashtë Kosovës janë refuzuar sepse nuk kanë plotësuar kriteret ligjore. 1325 pako që janë dërguar dy herë nga persona të njëjtë. Janë 2451 raste nga votues të paidentifikuar. 910 pako nga votues që kanë bashkangjitur dokumente jovalide. 1656 raste që janë dërguar pako jashtë rrethit të ngushtë familjar dhe 385 pako të dorëzuara personalisht në postën numër 6 brenda Kosovës, pra pavarësisht se është votim nga jashtë vendit ato pako janë dorëzuar nga brenda Kosovës”, ka thënë ai në Interaktiv.
-
Mbi 3 mijë vota të refuzuara të mërgatës
-
KQZ: Janë aprovuar 35 mijë e 834 ndërkaq janë refuzuar 14 mijë e 200 zarfe me votat e diasporës
-
Refuzohen mbi 2.800 pako të votave të diasporës, aprovohen mbi 72 mijë
-
Refuzohen mbi 2200 pako me vota me postë, shkak dëftesa e regjistrimit
-
Nga 23 mijë pako të verifikuara të diasporës, aprovohen 22,601 e refuzohen 755