Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHSKUK: 90 pacientë po trajtohen në klinika dhe repartet COVID-19

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 90 pacientë nga COVID-19. Prej tyre, 44 janë të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 82 pacientë, 37 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 50 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 37 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 45 pacientë.

Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 8 pacientë: 7 të konfirmuar pozitivë dhe 3 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Prizrenit, 1 pacient dhe Spitali i Gjilanit, 5 pacientë.