Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ka rënë ndjeshëm numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19, në SHSKUK.
Bazuar në raportimet e klinikave COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, vërehet rënie e ndjeshme e numrit të rasteve që po marrin trajtim spitalor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë trajtim mjekësor janë 319 pacientë, 265 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 45 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 69 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 36 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19, Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 18 pacientë, Spitali i Prizrenit, 23 pacientë, Spitali i Gjakovës, 22 pacientë, Spitali i Pejës, 63 pacientë, Spitali i Gjilanit, 28 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 23 pacientë.