Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në spitale janë të shtirë 115 pacientë, prej tyre 94 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 21 të tjerë post-COVID.
ShSKUK-ja ka njoftuar edhe se në oksigjenoterapi janë 41 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 4 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 37 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë, Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 17 pacientë, Spitali i Gjakovës, 13 pacientë, Spitali i Pejës, 5 pacientë, Spitali i Prizrenit,3 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 4 pacientë.