Një i ri shqiptar ka rrahur sot në burgun e Shutkës njërin prej maqedonasve që sulmoi Zijadin Selën në ditën e përgjakshme të 27 prillit, në Parlamentin e Maqedonisë, njoftojnë për Gazetën Lajm burime nga burgu.
Autoritetet e burgut dhe policia ende nuk e kanë konfirmuar këtë incident.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo{gallery}
“Ne burgun e Shutkës, sot, një i ri nga Shkupi me urdhër të Grupit të Kumanovës rrahu kriminelin që e kishte rrahur Selën. E nxori hakun e Selës. Kjo tokë e Iliridës nuk duron më sundim, shpejt do të marrim hak për të gjithë”, kanë shkruar disa të rinj në rrjetet sociale, pa bë të ditur identitetin e saktë të sulmuesit të Selës.
Në burgun e Shutkës gjenden disa të akuzuar për dhunën e 27 prillit.