Mali i Zi dhe Shqipëria i kontribuojnë në masë të mirë forcimit të stabilitetit dhe ruajtjes së entuziazmit integrues të rajonit, është vlerësuar gjatë takimit të kryetarit të Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët, Andria Nikoliq, me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Ridi Kurtezi.
Nikoliq ka vlerësuar se shqiptarët në Mal të Zi janë faktor konstruktiv i politikave kryesore shtetërore dhe se aktivisht i kontribuojnë të ardhmes më të mirë për Malin e Zi, raporton televizioni publik malazez.
Bashkëbiseduesit janë pajtuar se shqiptarët në Mal të Zi dhe malazezët në Shqipëri janë lidhjet më të rëndësishme ndërmjet dy vendeve, transmeton Koha.net.
Gjatë bisedimeve është theksuar se Mali i Zi dhe Shqipëria nuk kanë çështje të hapura dhe i ruajnë marrëdhëniet tradicionalisht të mira dhe paraqesin shembull pozitiv për shtetet tjera të rajonit.
Me këtë rast, ambasadori i Shqipërisë ia ka dorëzuar ftesën kryetarit të Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët që të vizitojë Parlamentin e Shqipërisë duke përkujtuar vizitën shumë të suksesshme të Këshillit për punë të jashtme të Shqipërisë në Mal të Zi.
-
Shqiptarët e Malit të Zi kërkojnë vende të garantuara në Parlament
-
Shqiptarët, faktor kyç për të ardhmen euro-atlantike të Malit të Zi
-
Ruçi: Më shumë bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Malit të Zi
-
Meta në Mal të Zi, kërkon përfaqësim të shqiptarëve në institucione
-
Minoritetet, ura historike të pazëvendësueshme mes Shqipërisë dhe Malit të Zi