Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka lajmëruar shfrytëzuesit e “Rrugës së Arbrit” se pas përfundimit të saj nuk do t’ju duhet të paguajnë asnjë tarifë.
Ky pohim i kreut të ekzekutivit shqiptar është bërë në llogarinë e tij në “Facebook” vetëm një ditë pasi Ministria e Transportit dhe e Infrastrukturës në Shqipëri ka hapur zyrtarisht garën për dhënien me koncesion të “Rrugës së Arbrit”, e cila lidh Tiranën me Dibrën, shkruan sot Koha Ditore.
Kontrata do të jepet në formën e partneritetit publiko-privat(PPP), ku subjekti që do të rezultojë fitues do të ndërtojë, operojë dhe mirëmbajë këtë aks kombëtar.
Megjithëse “Rruga e Arbrit” do të jepet me koncesion, qarkullimi në këtë rrugë nuk do të paguhet, duke tingëlluar disi absurd.
Ndërkohë që do të paguhet qarkullimi në “Rrugën e Kombit”, ku kjo rrugë është ndërtuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe me kredi tregtare që ende po vazhdojnë ta paguajnë shqiptarët. Kështu që shqiptarët e Maqedonisë Perëndimore dhe dibranët në Shqipëri nuk do të paguajnë për “Rrugën e Arbrit”, ndërsa kosovarët dhe kuksianët, hasjanët e tropojanët në Shqipëri do të paguajnë për “Rrugën e Kombit”. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Hapet sot për qarkullim Rruga e Arbrit në Shqipëri
-
Rama: Është gënjeshtër me bisht që u kërkohet “taksë” kalimi automjeteve që sjellin ndihma në Shqipëri
-
Heqja e taksës në Rrugën e Kombit, mision i “pamundur”
-
“Rruga e Arbrit” do të përfundojë para vitit 2021
-
Rama e pranon se u gabua me taksën për “Rrugën e Kombit”