Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqiptarët, bosët e shtëpive të prostitucionit në Belgjikë

Gjithnjë e më shumë shtëpitë e prostitucionit po bien në duart e shqiptare dhe turqve në qytetin Sint-Truiden, përfshirë këtu edhe një nga shtëpitë më të famshme publike: “Chaussée d’Amour”, raportojnë medat belge.

Konkurrenca e ashpër në qytetin belg Sint-Truiden ka bërë që prostitutat nganjëherë t’i ofrojnë shërbimet e tyre për vetëm 25 euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mediat belge bëjnë të ditur se shumica prej këtyre “bizneseve”, bien në kundërshtim me rregullat vendase. Policia e Sint-Truiden po kryen kontrolle javore mbi lejet e punës dhe kushtet e punës për vajzat shqiptare. Kjo çoi në mbylljen e detyrueshme të një bordelloje vitin e kaluar.

Aktualisht, janë dhënë 42 leje për shtëpitë publike në këtë qytet. Kreybashkikja Veerle Heeren dëshiron të forcojë politikën e licencimit për këto subjekte.