Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipërisë i hapet rruga për negociatat për anëtarësim në BE

Foto: Ilustrim

Parlamenti i Bullgarisë të premten ka votuar pro heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut, sipas kushteve të propozimit të presidencës franceze. Kjo do të thotë se i hapet rrugë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që t’i hapin negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shqipëria qe bllokuar në rrugën e saj drejt negociatave për anëtarësim në BE për shkak të vetos së Bullgarisë kundër Shkupit.

Më 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenime, deputetët bullgarë votuan pro heqjes së vetos.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2019 kishte vendosur veton për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar fillimisht arritjen e një marrëveshjeje për gjuhën e identitetin maqedonas, që sipas Sofjes kanë “rrënjë bullgare”.

Veto e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut e kishte bllokuar procesin e anëtarësimit edhe për Shqipërinë.

Edhe I hapet rruga Shqipërisë drejt BE-së, Bullgaria heq veton për Maqedoninë e Veriut Arbëri I hapet rruga Shqipërisë drejt BE-së, Bullgaria heq veton për Maqedoninë e Veriut

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë kritikoi të premten kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për gjuhën e përdorur kundrejt Bullgarisë në Samitin e BE-së. I ashpër është treguar sërish Rama, i cili sot ia ka kthyer reagimin duke iu drejtuar: “Hiqeni veton, ose më duroni”.