Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të zgjerojnë shkëmbimin e studentëve dhe studiuesve përmes Programit Fulbright, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit.
Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit për çështjet arsimore dhe kulturore Marie Royce dhe ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj nënshkruan në Nju Jork një memorandum mirëkuptimi, në të cilin qeveria shqiptare angazhohet të mbështesë Programin Studentor Fulbright, për t’u siguruar më shumë mundësi studentëve të marrin pjesë në këtë program, njoftoi Departamenti i Shtetit.
Programi Fulbright në Shqipëri u krijua në vitin 1991. Që nga ajo kohë, pëmes tij më shumë se 350 studiues dhe studentë amerikanë e shqiptarë kanë kryer kërkime, ligjëruar ose studiuar në SHBA dhe në universitetet shqiptare.
Programi Fulbright është krijuar për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë midis qytetarëve të Shteteve të Bashkuara dhe atyre të vendeve të tjera në fushën e studimit, hulumtimit, shkëmbimit të ideve dhe zgjidhjes së sfidave globale./voa
-
Panairi i universiteteve amerikane vjen në Ballkan
-
Mbahet Dialogu Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë, nënshkruhen dy memorandume
-
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për kërkime të përbashkëta shkencore
-
Ministria e Arsimit ndan nga 7,000 euro për studiuesit e nivelit master në universitete të huaja
-
Rama: Ballkani i Hapur projekt i dakorduar e mbështetur nga SHBA-ja