Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria voton sot për parlamentin e ri

Sot mbahen në Shqipëri zgjedhjet parlamentare të radhës, nga ku do votohet për 140 deputetët e rinj të Kuvendit.

Sipas Kodit Zgjedhor, qendrat e votimit do të hapen në orën 07.00 dhe do të mbyllen në orën 19.00, shkruan atsh.

Për këto zgjedhje janë regjistruar 3.452.260 mijë zgjedhës, bazuar mbi të dhënat e regjistrit kombëtar elektronik, ndërsa në të gjithë vendin janë ngritur 5362 qendra votimi.

Procesi do të administrohet nga 90 komisionet zonalë të administrimit zgjedhor (KZAZ).

Për zgjedhjet e reja janë regjistruar si subjekte elektoralë 18 parti politike, që konkurojnë më vete.