Tiranë, 23 mars - Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, njoftoi të enjten miratimin nga ky komision të pr/ligjeve që plotësojnë kuadrin e reformës në drejtësi.
“Sapo mbyllëm dhe ligjin e fundit me shumicë të cilësuar dhe Kuvendit mund t’i shkojnë javën e ardhshme për miratim të gjitha ligjet e kësaj pakete, si Ligji i kodit të procedurës civile, Kodi penal, ai për Gjykatën administrative, ligji Për Ministrinë e Drejtësisë, e shumë ligje të tjera”, u shpreh Xhafaj, i cili sot pret të marrë emërimin si ministër i Brendshëm, pas miratimit nga Kuvendi të dekretit të Presidentit.
Ai e konsideroi shumë pozitive përmbylljen e këtyre pr/ligjeve dhe po ashtu tejet të rëndësishme për procesin e reformimit të mëtejshëm të sistemit të drejtësisë, por dhe risive që ato sjellin.