Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria përgatitet për vaksinimin masiv gjatë ditës së sotme

Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë në ambientet e përgatitura, sot [e diel] nis procesi i vaksinimit masiv.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një video ku jepen detaje se që nga sot nga 800 deri në 1000 të moshuar, të lajmëruar nga mjeku i familjes do të marrin vaksinat anti-COVID.

Po ashtu, në këtë video njoftohet se mjeku i familjes do të lajmërojë të gjithë qytetarët, ashtu siç e kanë paraparë me planin e vaksinimit +85, +80, +75 dhe +70 vjeç.