Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria njeh gjuhët e minoriteteve, ku janë 20% e popullsisë, tabelat e rrugëve në 2 gjuhë...

Shteti shqiptar po mendon qe te njohe zyrtarisht gjuhën e minoriteteve në zyrat e pushtetit vendor, aty ky komuniteti përbën 20% të popullsisë. Nëpërmjet një projektvendimi, i propozuar nga ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj, parashikohet ky ndryshim qe pritet t’i dërgohet se shpejti kuvendit te Shqipërisë.

Në këtë projektvendim, pika dy, parasheh se personat që i përkasin një pakice kombëtare kanë të drejtën të paraqesin me shkrim kërkesën pranë njësisë vendore.

Në bazë të kërkesës së paraqitur, kryetari i bashkisë kërkon thirrjen e mbledhjes së këshillit bashkiak dhe merr masa për përgatitjen e materialeve për shqyrtim në mbledhje, bazuar mbi këtë kërkesë. Nëse vlerësohet e nevojshme për shqyrtimin e kërkesës, mund të zhvillohet një seancë dëgjimore me kërkuesit apo personin e autorizuar prej tyre.

Vendimi i këshillit bashkiak pasi i nënshtrohet verifikimit të ligjshmërisë nga ana e prefektit të qarkut, i komunikohet personit të autorizuar

Kundër vendimit të refuzimit të kërkesës për përdorimin e gjuhës së pakicës, në marrëdhënie mes personave që i përkasin pakicave kombëtare, kërkuesit kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve administrative.

Edhe Sipas akademikut Beqir Meta, në Shqipëri s’ka më vend për minoritete të tjera! Kulturë Sipas akademikut Beqir Meta, në Shqipëri s’ka më vend për minoritete të tjera!

Projektvendimi i qeverise parashikon dhe rastet e përdorimit e gjuhës se pakicës si për të paraqitur iniciativa qytetare nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar, paraqitjen e kërkesave drejtuar organeve baze te qeverisjes vendore etj.

Për të siguruar përdorimin në gjuhën e pakicës, organet përgjegjëse të njësive të vetëqeverisjes vendore, parashikojnë në buxhetin vjetor të tyre, për aq sa është e mundur, zë të veçantë për punësimin e personave që njohin gjuhën e pakicës kombëtare, sipas parashikimeve të ligjit për vetëqeverisjen vendore dhe ligjit për financat vendore.