Alarmi që një sulm terrorist mund të godasë Shqipërinë, ka bërë që Policia e Shtetit të marrë masa shtesë në fushën e sigurisë publike, krimit të organizuar, krimet e rënda dhe kufirit.
Europa përgjatë një javë ka qenë nën alarim e kuq pas sulmeve terroriste në qytet kryesore, si sulmi në Barcelonë ku la 14 të vdekur apo në Finlandë ku dy persona u vranë me thikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulme pati edhe në Gjermani dhe Francë me dy të vdekur dhe në Rusi me disa të plagosur. Edhe pse në Shqipëria ka pasur vetëm rekrutime dhe jo ndonjë sinjal për ndonjë sulm të mundshëm, masat janë marrë, transmeton KJ.
Vendi ynë ka qenë një vatër e zjarrtë e ISIS, ku rekturtimet e shqipëtarëve drejt Sirisë, nuk kanë munguar. Kështu për të rritur sigurinë në vend, Policia e Shetit, bën me dije se do të ketë shtim të prezencës policore me uniformë dhe agjentëve në terren, si dhe do të forcohen masat e kontrollit gjatë aktiviteteve me pjesëmarrje masive kulturore-sportive, qendra tregtare, objekte me rëndësi strategjike dhe siguria e trupit diplomatik. Gjithashtu, do të forcohen masat e kontrollit në Pikat e Kalimit Kufitar si portet dhe aeroporti, por edhe në kufirin e gjelbërt për personat që konsiderohen me risk, që dyshohet se lëvizin me mjete dhe sende të kundraligjshme.

Radikalët
Autoritetet shqiptare u frikësohen sulmeve nga terroristët e ISIS në Europë, prandaj kanë vendosur nën mbikëqyrje të rreptë personat me prirje radikale. Këto struktura kanë intensifikuar bashkëpunimin me Prokurorinë, SHISH dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere për shkëmbimin e ndjekjen në kohë të çdo informacioni për veprimtari kriminale me sfond terrorist me qëllim parandalimin.
“Edhe strukturat e Antiterrorit po punojnë intensivisht në terren për mbajtjen nën kontroll të personave me risk, me prirje radikale, por edhe lidhjet e tyre. Uniformat blu kanë intensifikuar bashkëpunimin me Prokurorinë, SHISH dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere për shkëmbimin e ndjekjen në kohë të çdo informacioni për veprimtari kriminale me sfond terrorist, me qëllim parandalimin, zbulimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar. Po ashtu, policia fton qytetarët që për çdo dyshim për persona objekt i kësaj veprimtarie të denocojnë në numrat 112 dhe 129”,-thuhet në deklaratën për shtyp të Policisë së Shtetit.

Sulmet në Europë
Europa nuk ka qenë e qetë gjatë kësaj jave. Sulme, viktima, frikë dhe pasiguri të gjitha nën emrin ISIS, kanë qenë titujt kryesor të shtypit Europian. Para një jave në Spanjë në Barcelonë humbën jetën 14 persona pas një sulmi terrorist me furgon, i cili u mor përsipër nga ISIS. Ndërsa në Finlandë u vranë dy persona me thikë, sulme pati edhe në Gjermani dhe Francë. ISIS kërcënoi se tashmë radhën do ta ketë Italia, ndërsa në alarm janë vendosur të gjitha vendet e Europës, përfshirë Shqipërinë.