Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria në pritje të përgjigjes së Bashës në kërkesat e zyrtarit amerikan

Orë të ethshme në kampin opozitar në prag të skadimit të afati 24 orësh që la dje zyrtari amerikan.

Në pritje të një përgjigje për paketën “McAllister”, kryetari i Partisë Demokratike, Basha, takoi dy herë sot aleatët dhe po dy herë Berishën. Ndërkohë ambasadori Lu është takuar me Kryeministrin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mësohet se gjatë takimit të dytë të Lulzim Bashës me aleatët e djathtë, i mbajtur këtë të martë në selinë e PD, ai ka njohur aleatët me propozimet e zyrtarit amerikan Hoyt Brian Yee për zgjidhjen e krizës politike.

Në përfundim ka qenë kryetari i PAA, Agron Duka, që ka deklaruar për mediat se, opozita po shqyrton paketën “McAllister”.

“U mor në shqyrtim paketa McAllister dhe propozimet e bëra nga kryeministri Rama, siç ishte zv/kryeministri etj, e cila kërkon një kohë të domosdoshme implementimi dhe patjetër që të realizohet duhet të ketë një minimum kërkesash, pra një identifikim biometrim dhe numërim elektronik. Unë kam ngulur këmbë dhe besoj u ra dakord që votimi elektronik e ka humbur sensin, pasi ndërkohë është caktuaar një datë zgjedhjesh dhe kërkohet një shtyrje e logjikshme sigurisht, se nuk mund të kërkojmë një vit”, ka deklaruar Duka.

Ndërkohë, më pas Basha është takuar me ish-kryeministrin Berisha për të diskutuar konkluzionet e tryezës dhe për të përgatitur përgjigjen e tij ndaj ofertës amerikane.

Nga ana tjetër, ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kryeministrin Rama.