Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria në luftë me zjarret nga i nxehti

Drejtoria e Emergjencave Civile në Shqipëri ka bërë të ditur se për shkak të temperaturave të larta gjatë 24 orëve të fundit ka pasur dy vatra zjarri në Dibër dhe Laç.

Në ora 10:00, në fshatin Gurë Lurë, Njësia Administrative Lurë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Dibër, ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor.

Në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë shkuar dhe punonjës nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura si dhe banorë të zonës. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 hektarë me shkurre dhe disa pisha. Mbrëmë në qytetin Laç ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Laç ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor.

60 forca ushtarake kanë shkuar për ndihmë në vatrat e flakëve dhe pas një pune të gjatë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha.