Shqipëria merr presidencën e Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi për 6-mujorin e parë të vitit 2021.
Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin virtual të zhvilluar me ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të kësaj organizate.
Takimi kishte në fokus diskutime për luftën e përbashkët kundër pandemisë dhe përpjekjen e vazhdueshme për të forcuar ndërlidhjen rajonale.
Në një reagim lidhur me takimin, Cakaj bëri me dije se Shqipëria zyrtarisht merr presidencën e kësaj organizate për 6-mujorin e parë të vitit 2021.
“Së fundmi, Shqipëria ka udhëhequr nismën SHBA-Karta e Adriatikut (A5), Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë dhe tani do të udhëheqë edhe Organizatën për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi”, tha Cakaj.
Kjo tregon, jo vetëm fuqinë e shtuar të Shqipërisë në nisma rajonale, por edhe besueshmërinë në rritje të partnerëve ndërkombëtarë për aftësitë e diplomacisë shqiptare”, përfundoi Cakaj reagimin e tij/ATSH.
-
Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së, por vet është në krizë
-
Bosnja merr kryesimin e Kartës së Adriatikut, Cakaj kërkon anëtarësimin e Kosovës
-
Shqipëria hap grupkapitullin e gjashtë të negociatave me BE-në
-
Shqipëria sot kryeson seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
-
Shqipëria merr kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së