Financim të rregullt për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, ka vendosur të bëjë Qeveria e Shqipërisë.
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se Ky vendim është pjesë përbërëse e një platforme sistematike më të gjerë në shërbim të ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar të bashkëkombësve shqiptarë në Luginën e Preshevës.
"Qeveria e Republikës së Shqipërisë sot ka vendosur të marrë përgjegjësinë për financimin e rregullt të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi. Ky vendim është pjesë përbërëse e një platforme sistematike më të gjerë në shërbim të ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar të bashkëkombësve shqiptarë në Luginën e Preshevës. Mbështetja graduale financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi do të plotësohet menjëherë me një komunikim më intensiv me shqiptarët në Serbi në përgjithësi apo Luginën e Preshevës në veçanti" thekson Cakaj.
-
Shqipëria financon hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë
-
Cakaj: Shqipëria do ta ndihmojë financiarisht Luginën për blerjen e teksteve shkollore
-
Shqipëria 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës
-
Cakaj thotë se Shqipëria do të financojë dy projekte në Luginë të Preshevës
-
Qeveria njofton BE-në për bllokimin e fondeve të saj dedikuar Luginës së Preshevës