Nisma për krijimin e tregut të përbashkët të Ballkanit Perëndimor, kërkon kujdes në zbatim, nga ana e Shqipërisë dhe Kosovës.
Kështu është shprehur nëpërmjet një qëndrimi publik, administratori i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku, transmeton RTSH. Ai thekson se krijimi i Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor, vështirë të jetë i suksesshëm, nëse BE nuk mbështetet në parimin e mosfavorizimit të asnjë prej 6 shteteve anëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu sipas Konfindustrias, Bashkimi Europian duhet të jetë i paanshëm edhe në shpërndarjen e investimeve prej 1 miliardë euro, në mënyrë që të zbuten ndryshimet e thella të sotme, në infrastrukturë dhe ekonomi midis vendeve të rajonit të Ballkanit.