Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë i Shqipërisë, Damian Gjiknuri, bashkë me ministrat e Kosovës, atë të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, dhe të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, morën pjesë në konferencën e përbashkët të organizuar në Tiranë nga shoqatat e ujësjellës-kanalizimeve të të dy vendeve.
Shqipëria tanimë është vendi i parë në rajon që në kuadër të bashkëpunimit me USAID ka formalizuar një program për trajnimin dhe certifikimin e stafeve të shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve. Për këtë arsye, mes ministrave Gjiknuri e Lluka u firmos edhe një memorandum i përbashkët përmes të cilit do mundet që dy vendet të shkëmbejnë përvojën e tyre me synim mirëmenaxhimin e burimeve njerëzore.
“Që të administrojmë siç duhet ujin duhet të kemi njerëz profesionistë e që dinë të menaxhojnë këtë pasuri kaq të rëndësishme. Ne në Shqipëri kemi filluar një reformë të rëndësishme përsa i përket mirëmenaxhimit të sektorit të ujit të pijshëm. Rezultatet e para kanë qenë të mira. “Është rritur arkëtimi me 17 milion euro më shumë se vitin e kaluar për të njëjtën periudhë. Janë reduktuar ekspozimet e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Sipas tij, në kuadër të reformës së ujit është bërë e mundur që në periudhën 9-mujore të këtij viti të instalohen 74 mijë matësa dhe 37 mijë kontrata të reja të nënshkruhen.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës Valdrin Lluka vuri theksin tek nevoja për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shkëmbimin e eksperiencave pozitive në menaxhimin e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve.
“Kemi nevojë edhe ne në Kosovë për praktikat më të mira që ofron Shqipëria, sidomos nga disa praktika me menaxhimin e ujërave të zeza. Prandaj, le të jetë kjo edhe një metodë e shkëmbimit të këtyre praktikave që mund t’i aplikojmë në vendet tona në mënyrë që bashkërisht ti menaxhojmë ujërat sa më mirë”, theksoi ministri Lluka.
Edhe
Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme
I pranishëm në aktivitet, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës Fatmir Matoshi theksoi se konferenca të tilla janë mbështetje dhe shtytje edhe për ministritë dhe qeveritë e dy vendeve.
{gallery}
-
Shqipëria hap shkollën e fluturimit, fton Kosovën që ta shfrytëzojë për stërvitje
-
“Shqipëria në BE, Kosova më e sigurt”, Hoxha flet pas takimit me Konjufcën
-
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë: “Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”
-
Kurti, Hoxhajt: Bashkërendimi mes Kosovës dhe Shqipërisë s’është zgjedhje, por detyrë