Për herë të parë Shqipëria do të ketë një ligj për rininë, që do të garantojë fuqizimin e të rinjve.
Zëvendës-ministri për Rininë, Shpati Kolgega, thotë se ka nisur puna për hartimin e draftit të projektligjit, që fillon me fazën e konsultimeve me të gjitha organizatat rinore në vend.
Po për herë të parë, konsultimet do të bëhen edhe online me çdo të ri shqiptar që dëshiron të japë mendimin e tij dhe të adresojë problematikat rinore.
Kolgega tha se ligji ka ardhur si një nevojë, një kërkesë e hershme e shoqërisë civile dhe organizatave rinore.
“Nevojat që adresohen dhe për të cilat parashikohen zgjidhje në ligj janë: mbështetja financiare për projektet rinore në nivelet lokale, qytete e fshatra. Adresimi i qendrave rinore lokale, këshillave rinore lokale. Këto do të pasohet me ngritjen e Këshillit Rinor Kombëtar si struktura që do të trajtojnë problematikat rinore. Nëpërmjet ligjit, pushteti lokal do jetë detyruar të ketë një strukturë, buxhet dhe plan lokal për rininë dhe në këtë mënyrë do të fuqizohet rinia lokale. Me pasjen e ligjit do të formalizohet pasja e këshillave rinorë lokale që do ti shërbejnë fuqizimit të rinisë. Ligji do t’i detyrojë të gjitha bashkitë e vendit që nëse duan të përfitojnë fonde nga MAS duhet të ngrenë një qendër rinore”, tha Kolgega.
-
Shqipëria nis përgatitjet për ta zëvendësuar lekun me euro
-
Thirrja e Vuçiqit për shërbim të detyrueshëm ushtarak alarmon shqiptarët në Luginë
-
Merzi mbështet planet për rritjen e moshës së pensionimit në rreth 70 vjeç
-
Pesë vende të BE-së paraqesin udhëzime për kufizim të vendimarrjes për anëtarët e rinj
-
Suedia drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç