Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria bllokon 26 tonë me mish pule nga Brazili, kanë prani salmonele

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën të ditur se ka bllokuar 26 tonë mish pule me origjinë nga Brazili, transmeton TCH.

Dyshohet se sasia e bllokuar ka prani të salmonelës SPP dhe bllokimi i ngarkesës është bërë pas rezultateve të analizave të bëra nga ISUV. Mishi u bllokua në pikën e inspektimit kufitar në Durrës.