Partia kryesore opozitare në Shqipëri dje ka paralajmëruar se do ta bojkotojë punën e Kuvendit të Shqipërisë, në përpjekjet për ta përmbysur kryeministrin socialist, Edi Rama, para zgjedhjeve të përgjithshme në qershor.
Lideri i Partisë Demokratike opozitare të qendrës së djathtë, Lulzim Basha, tha se do të kthehej në Kuvend vetëm për të votuar për një qeveri teknike, e cila “do të organizonte zgjedhje të lira dhe korrekte”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQindra protestues janë vendosur në një tendë para zyrave qeveritare në Tiranë, prej të shtunës së kaluar.
Bojkoti i Kuvendit të Shqipërisë do ta shkatërronte implementimin e reformës gjyqësore, që është kërkuar para se Shqipëria, më vonë këtë vit, t’i filloj negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton agjencia AFP nga Tirana.
Kryeministri Edi Rama pat propozuar që opozita t’i dërgoj ligjvënësit vetëm për të siguruar miratimin e masave të ndërlidhura me reformën gjyqësore, derisa protesta vazhdon.
Por, Lulzim Basha, i cili e ka akuzuar qeverinë Rama për thellimin e varfërisë dhe korrupsionit në Shqipëri, e ka hedhur poshtë propozimin, duke u thënë mbështetësve se “për kërkesat tona nuk ka negociata”.