Deputetët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë ngritur si shqetësim kufizimin e moshës së fëmijëve deri në pesë vjeç, si kusht i përcaktuar për marrjen e ndihmës sociale për familjet në nevojë në Ligjin për Skemat Sociale, raporton KTV.
Deputetët kanë kërkuar që ky kriter të ngrihet deri në moshën 18-vjeçare.
Rekomandimi i Avokatit të Popullit që të hiqet kufizimi i moshës pesëvjeçare për marrjen e ndihmës sociale është diskutuar në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.
Deputetët në këtë komision kanë përkrahur rekomandimin e Avokatit të Popullit që ky kriter të ngrihet deri në moshën 18-vjeçare, duke e vlerësuar kriterin e deritashëm si të padrejtë.
Sipas tyre, me rritjen e moshës së fëmijëve, kërkesat dhe shpenzimet vetëm sa shtohen.
Kryetarja e Komisionit, Besa Baftiu, ka kritikuar Ministrinë e Punës që nuk ka pasur rezultate që e prekin direkt jetën e qytetarëve.
Vet ministri Skënder Reçica ka kërkuar ndryshim dhe plotësim të ligjit për skemat sociale.
Edhe
Kufizimi i ndihmës sociale përkeqëson gjendjen e familjeve në nevojë
Ai ka thënë se vendit i duhet një reformë e mirëfilltë sociale.
Komisioni gjithashtu ka diskutuar për zbatimin e ligjit për punësimin e personave me nevoja të veçanta dhe sigurisë në punë.
Ministri Reçica ka thënë se janë shpeshtuar inspektimet në terren dhe brenda vitit pritet të rritet edhe numri i inspektorëve.